Flash News

E-TJERA

Vrasja e Lear Kurtit, qytetarët protestë para ministrisë së Brendshme: Kë thërret kur policia vret!

Vrasja e Lear Kurtit, qytetarët protestë para ministrisë së

Ashtu siç ishte njoftuar, qytetarët kanë protestuar këtë mbrëmje pas vdekjes së të riut Lear Kurti, pas shoqërimit nga policia.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para ministrisë së Brendshme me pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhej: Kë thërret kur policia vret!

Teksa kanë kërkuar drejtësi për Learin, qytetarët kanë bërë thirrje për bashkim të qytetarëve dhe të kundërshtojnë dhunën policore.

Vrasja e Lear Kurtit, qytetarët protestë para ministrisë së

Po ashtu, qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në shkallët e godinës së ministrisë në shenjë homazhi ndaj 32-vjeçarit. 

Vrasja e Lear Kurtit, qytetarët protestë para ministrisë së

Ndërkohë, paralelisht me Tiranën, edhe të rinjtë e Lezhës kanë protestuar këtë mbrëmje para komisariatit të qytetit. Ata ndezën qirinj pranë derës së komisariatit në shenjë homazhi ndaj të riut.  

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3 dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë.

Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Ndërkohë që gjendja e të riut përkeqësohej, efektivët kanë vendosur ta shoqërojnë me automjetin e tyre në Spitalin e Traumës. Dyshimet e para të policisë ishte se ai kishte gëlltitur qese me narkotikë, ndërsa opozita fajëson autoritetet se i riu humbi jetën nga dhuna e policisë.

Të fundit