Flash News

E-TJERA

Vrasja e Luljeza Prezës, flet nëna e 22-vjeçarit: Nëse ka kryer krim, të marrë dënimin që meriton

Vrasja e Luljeza Prezës, flet nëna e 22-vjeçarit: Nëse ka

Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

E pranishme në seancë do të jetë edhe nëna e 22-vjeçarit, Aldo Brahimi. Ajo ka thënë se nëse i biri ka kryer vrasjen, do të vuajë dënimin që meriton.

“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë nëna e Aldo Brahimit.

Për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, të cilët dyshohet se janë endacakë. Luljeta Preza u gjet e pajetë poshtë Urës së Dajlanit me disa plagë të shkaktuara nga një thikë.

Të fundit