Flash News

E-TJERA

Vrasja e Madrit Ulqinakut, lihet në burg 18-vjeçari, dy të tjerët ende në arrati

Vrasja e Madrit Ulqinakut, lihet në burg 18-vjeçari, dy të

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eiden Dinon i përfshirë në vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në Elbasan.

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Horgito Peqinin, 18 vjeç, autori i ngjarjes dhe Klaudjan Sallufi, 22 vjeç. Të tre janë përfshirë në vrasjen e Ulqinakut tre ditë më parë.

Dino ka deklaruar para gjykatës sikurse edhe në polici, se është përfshirë në ngjarje për të shuar konfliktin, por i rëndon akuza e arratisjes nga vendi i ngjarjes.

Eiden Dino dëshmoi para bluve se pak para vrasjes Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi kanë konsumuar kokainë dhe Peqini ka qenë i pajuar me armë zjarri. Dino tregoi se sherri ka nisur në disa sekonda, ndërsa vetë ai është futur mes viktimës dhe autorit për t’i ndarë.

Dino pohoi se Horgito Peqini ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar pas shpine Madrit Ulqinaun, ndërsa ky i fundit ka rënë pa ndjenja. Autori bashke me miqtë është larguar nga vendi i ngjarjes. Eiden Dino është kapur nga efektivët vetëm disa minuta më vonë.

Të fundit