Flash News

E-TJERA

Vrasja e Madrit Ulqinakut, flet daja i Horgito Peqinit: Të dënohet, policia të hetojë lidhjen me Sallufin

Vrasja e Madrit Ulqinakut, flet daja i Horgito Peqinit: Të dënohet,

Horgito Peqini, 18 vjeç, është autori i vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në Elbasan tre ditë më parë.

Policia vuri në pranga mikun e Horgitos, Eiden Dino 18 vjeç, i cili ka dëshmuar para bluve se gjithçka nisi pas një konflikti verbal. Dino ka deklaruar se ishte Klaudjan Sallufi i cili u konfliktua me viktimën me fjalë duke pretenduar se Ulqinaku e kishte shkelur.

Në një prononcim për Abc News, daja i Horgito Peqinit ka thënë se policia duhet të hetojë ngjarjen për të zbardhur lidhjen që Horgito ka pasur me 33-vjeçarin Klaudjan Sallufi. Ai shton se Horgito nuk ka lidhje me “Mandelën e Elbasanit” sikurse u përfol në media.

Daja i Peqinit shprehet se nipi i tij shoqërohej me bashkëmoshatarë dhe se nuk e di lidhjen që ka pasur me Sallufin. Ai kërkon që Horgito të marrë dënim për çka ka kryer.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im. Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, i shpreh daja i Horgito Peqinit. 

Të fundit