Flash News

E-TJERA

Vrasja e Madrit Ulqinakut, gjykata lë në burg Horgito Peqinin dhe mikun e tij

Vrasja e Madrit Ulqinakut, gjykata lë në burg Horgito Peqinin dhe

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18-vjeçarin Horgito Peqini dhe mikun e tij Klaudjan Sallufi, të akuzuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan.

Peqini është shfaqur i qetë dhe dukë buzëqeshur gjatë seancës gjyqësore. Ndërkohë Klaudjan Sallufi ka qëndruar i heshtur. Në seancë mungonin familjarët e dy të pandehurve.

Ndaj 18-vjeçarit rëndon akuza e “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”. Peqini rrezikon 10-20 vite burg, por për shkak të moshës dënimi i përgjysmohet në 5-10 vite.

Madrit Ulqinaku, 33 vjeç, u vra mbrëmjen e 17 gushtit, pas nj konflikti verbal fillimisht me Klaudjan Sallufin. Ka qenë Horgito Peqini i cili e ka qëlluar me armë zjarri teksa Ulqinaku ishte duke hyrë në mjetin e tij.

Të fundit