Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçja niset drejt Italisë për trajtim, familja shpreson në rikthimin e tij në sport

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçja niset drejt

Familjarët e Luis Meçes, shok i Martinit, kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Përpara nisjes drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor, Luisi foli për "Top Channel" dhe deklaroi se gjendja e tij është më e mirë, por kërkoi vetëm një gjë: drejtësi.

“Jam më mirë. Unë dua veç drejtësi,” tha Luisi, ndërsa familja vazhdon të luftojë për të siguruar kujdesin më të mirë për të.

Babai i Luisit: "Spitali nuk dha garanci për rikthimin në sport"
Babai i Luisit, Fiqiri Meçe, u shpreh se ndonëse spitali ka bërë vlerësimet e veta, ata nuk kanë ofruar garanci apo një konfirmim se Luisi mund t’i rikthehet pasionit të tij për futbollin. Për këtë arsye, familja ka vendosur të vazhdojë me një trajtim më të avancuar jashtë vendit.

“E di çfarë ka thënë spitali, por nuk më dhanë garanci dhe as firmosën që djali mund t’i rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind, do përpiqesha për fëmijën tim. Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babai i Martinit që e ka si djalin e tij," tha ai.

Familja kërkon transparencë: “Pamjet nuk na janë dhënë të plota”
Familja Meçe ka ndjekur hapat ligjorë duke kryer një ekspertizë private mjeko-ligjore. Megjithatë, ata pretendojnë se nuk u janë treguar pamjet e plota të incidentit, por vetëm momentet kur fëmijët largohen nga vendi i ngjarjes.

“Kemi bërë ekspertizë private mjeko-ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur,” deklaroi familja, duke nënvizuar se kërkojnë më shumë transparencë dhe drejtësi për Luisin.

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familja vazhdon të luftojë për rikthimin e Luisit në gjendje normale dhe për zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Të fundit