Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Vrasja e Martin Canit, autori i dyshuar kërkon zbutjen e masës së sigurisë
Mario Perlleshi, 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Canit, ka kërkuar përmes avokatit të tij zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Perlleshi është pyetur nga prokurorja e çështjes në kuadër të hetimit, për afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë. Autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.
Prokuroria po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi mekanizmin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luisit.
Në vazhdën e këtyre hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Mecja dhe kushëririt të tij të parë që ka qenë i pranishëm, pasi Mecja pretendon për një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri i tij ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke mos identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë në vendngjarje.