Vrasja e Martin Canit, flet avokati i familjes: Institucionet pa transparencë, drejtoresha e shkollës as për ngushëllim nuk shkoi
Politiko
6 Dhjetor 2024, 21:47
Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë, Martin Cani deklaroi se i vetmi dizinformim është mungesa e transparencës nga institucionet shqiptare.
Duke folur në News 24, Ramaj shtoi se asnjë nga institucionet nuk kanë informuar apo qoftë edhe të shkojnë për ngushëllim, përfshi edhe drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, ku viktima ishte nxënës.
“Kemi një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur shumë pranë institucioneve arsimore shqiptare. Institucionet shtetërore jo vetëm që nuk e kanë informuar, por as kanë marrë në pyetje familjarët e 14-vjeçarit, Martin Cani Të gjitha institucionet kanë dështuar. Drejtoresha e shkollës nuk ka shkuar për ngushëllim”, tha Ramaj.