Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Canit, gjendet thika e përdorur nga autori i dyshuar

Vrasja e Martin Canit, gjendet thika e përdorur nga autori i dyshuar

Disa ditë pas ngjarjes tronditëse, policia ka gjetur thikën me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani, pas një sherri në shkollën "Fan Noli" në Tiranë.

Mësohet se thika u gjet pranë Gjykatës së Apelit në rrugën e Elbasanit. Burimet policore sqarojnë se bashkë me armën e ftohtë u gjet edhe çanta e shkollës e 14-vjeçarit M. P të dyshuar si autor i krimit, i cili sot mori masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata.

Kujtojme se i mituri goditi për vdekje me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Martin Cani dhe plagosi shokun e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë pranë shkollës “Fan Noli”.

Të fundit