Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Vrasja e Martin Canit, Juristi: Mënyra e zbardhjes së ngjarjes, ngre dyshime mbi integritetin e institucioneve
Juristi Çlirim Gjata ka kritikuar zhvillimin e hetimeve për ngjarjen e vdekjes tragjike të të miturit Martin Cani, e cila ndodhi në shkollën "Fan Noli". Ai shprehu shqetësimin e tij për ngadalësimin e procesit dhe për mungesën e transparencës që po i shkakton humbjen e besimit tek institucionet përgjegjëse.
Gjata theksoi se ka kaluar një kohë e gjatë, rreth 11 ditë, që kur akti i ekspertizës mjekoligjore nuk është përfunduar, duke ngritur dyshime për funksionimin e duhur të institucioneve. Ai vuri në dukje se mungesa e rezultateve të ekspertizës apo shpërndarja e informacionit në mënyrë të fragmentuar po e minon besueshmërinë ndaj sistemit.
“Kjo të bën të humbasësh totalisht çdo lloj besimi që mund të nxjerrë një institucion të vërtetën,” u shpreh Gjata, duke iu referuar ngjarjes mes dy fëmijëve.
Ai gjithashtu kritikoi reagimin e policisë dhe institucioneve të tjera, duke theksuar se shpesh dalin deklarata të pasqaruara dhe se informacionet mbi hetimet mbahen të fshehura. Gjata i bëri thirrje mediave të vazhdojnë me hetimet dhe të informojnë publikun, duke vlerësuar punën e gazetarëve që po japin më shumë informacion se sa institucionet vetë.
“Gazetarët që po merren me këtë çështje po bëjnë një punë më të mirë se institucionet që duhet të zbardhin ngjarjen,” shtoi ai.
Në përfundim, Gjata shprehu shqetësimin se ky rast mund të ketë pasoja të rënda për integritetin e institucioneve, duke theksuar se ka dyshime mbi mundësinë e mbulimit të ngjarjes. Ai bëri paralelizëm me rastin e Ardit Gjoklajt, duke theksuar se mund të ishin shmangur shumë nga këto tragjedi nëse autoritetet do të kishin reaguar me kohë.