Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Marjo Perlleshajn

Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Marjo

Në 9 dhjetor, Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin për 15-vjeçarin Marjo Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij Luis Meçja, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja e të miturit kërkoi që akuza të rikualifikohet nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje nën ndikimin e tronditjes së fortë psikike”, duke argumentuar se ngjarja ka ndodhur në kushte emocionale ekstreme.

Prokuroria, nga ana tjetër, ka kërkuar më herët dënim me 25 vite burg. Megjithatë, për shkak të nenit 97 të Kodit Penal, që kufizon dënimin maksimal për të miturit në gjysmën e parashikuar për veprën penale, Perlleshaj në çdo rast nuk mund të dënohet me më shumë se 12 vite burg.

Seanca e radhës, e cila është caktuar më 9 dhjetor, do të jetë vendimtare për çështjen, ku trupi gjykues i Gjykatës së Tiranës do të shpallë vendimin përfundimtar për vrasjen që tronditi kryeqytetin në 18 nëntor të vitit të kaluar.

Të fundit