Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martinit, del rezultati i akt-ekspertimit, u zbuluan dy profile ADN-je

Vrasja e Martinit, del rezultati i akt-ekspertimit, u zbuluan dy profile ADN-je

Ka dalë rezultati i akt-ekspertimit mjekoligjor të thikës së përdorur në krimin e regjistruar mesditën e 18 nëntorit pranë shkollë “Fan Noli” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçe.

Nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je. Mësohet se një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, ndërsa profili i dytë përputhet me atë të të plagosurit Luis Meçe.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se nga akt-ekspertimit mjekoligjor ka rezultuar se thika është përdorur vetëm nga autori i dyshuar i krimit, 14-vjeçari Mario Përlleshi.

Edhe ky i fundit, gjatë përleshjes mbeti i plagosur në parakrah, teksa aktualisht ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.

Të fundit