Flash News

E-TJERA

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Arbër Gorejas, kapet 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Arbër Gorejas, kapet

Policia ka vënë në pranga Kid Kazazin, 30-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje më 30 maj të këtij viti.

Kazazi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas, në tentativë për të vrarë Arbër Goreja, 36 vjeç.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara.

Të fundit