Flash News

E-TJERA

Vrasja e Mondi Mëhallës, Nevzat Spaho del sot para gjykatës për masën e sigurisë

Vrasja e Mondi Mëhallës, Nevzat Spaho del sot para gjykatës

Në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet sot një tjetër fazë kyçe e hetimeve për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla, të ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit. Në orën 10:30 pritet të nisë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin me armë të 43-vjeçarit.

Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për “vleftësim ndalimi” dhe vendosjen e masës së sigurisë, duke argumentuar dyshimet për përfshirjen e Spahos në organizimin e atentatit. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, sipas urdhrit të gjykatës.

Dosja po shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine, i cili një ditë më parë caktoi masa sigurie edhe për dy të dyshuar të tjerë të kësaj ngjarjeje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vijojnë.

 

Të fundit