E-TJERA

Vrasja e ndërtuesit Niko Goro, reagon policia: E plagosur edhe motra e tij

Vrasja e ndërtuesit Niko Goro, reagon policia: E plagosur edhe motra e tij

Policia ka publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Niko Goro, 51 vjeç. Deri tani, ende nuk dihet identiteti i autorit dhe motivi i vrasjes. E plagosur ka mbetur edhe motra e biznesmenit, që sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetën.  

“Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë -  Borsh e Himarë - Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

 Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.

Ditari politik

Të fundit