Flash News

E-TJERA

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha/ Gjykata lë në burg dy shoqëruesit e Aldi Ramës

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha/ Gjykata lë në burg dy

Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vra nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, janë lënë në burg pa afat.

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ne Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e dy të rinjve, Armando Marku dhe Kristjan Sherri, për një masë më të butë sigurie. Të rinjtë janë nën akuzë për “moskallëzim krimi”.

Të martën e 28 shtatorit 21-vjeçari Aldi Rama,i shoqëruar në makinë me dy të rinjtë Armando Marku dhe Kristjan Sherri, qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha.

Rama qëndroi në arrati për disa orë dhe pavarësisht thirrjes së forcave policore nuk u dorëzuar. Vetëm më vonë, Aldi Rama tenton vetëvrasjen ku pëson edhe plagë të rënda. Pasi u dërgua për mjekim në spital, Rama ndërron jetë mëngjesin e 29 shtatorit te Trauma.

Të fundit