Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, anglezi Harry Simpson u zbulua i pari nga policia

Vrasja e Nikulajt, anglezi Harry Simpson u zbulua i pari nga policia

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në 19 prill në Shëngjin.

Hetuesit kanë zbuluar nga kamerat e sigurisë në hotelin në pronësi të Nikulajt se shtetasi anglez Harry Simson shihet teksa luan bilardo me nipin e Nikulajt dhe në momentin e të shtënave largohet me shpejtësi.

Për të verifikuar të gjithë personat e dyshuar, hetuesit gjurmuan edhe lëvizjet e Simson ku shihet se menjëherë pas ngjarjes ai udhëton drejtë aeroportit të Rinasit ku qëndron për 6 orë në pritje për të shkuar drejt Anglisë.

Po kështu, sipas ABC neës nga analizimi i kamerave të sigurisë zbulohet edhe momenti kur ai mbërrin nga Anglia në Aeroportin Nënë Tereza atje ku pritet nga Edmond Haxhia dhe të dy bashkë largohen me të njëjtin automjet të marrë me qira nga Haxhia.

Në prangat e policisë angleze përfundoi Edmond Haxhia si dhe tre shtetasit anglezë, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgerman të shpallur në kërkim si autorët e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj dhe po punohet për ekstradimin e tyre.

 

Të fundit