Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, Breçani: Ekzekutori, jo profesionist. Këto janë detajet që e ‘tradhtojnë’

Vrasja e Nikulajt, Breçani: Ekzekutori, jo profesionist. Këto

Ish-drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit Erzen Breçani deklaron se autori i i vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj pak ditë më parë në Shëngjin nuk duket si një vrasës me pagesë.

I ftuar në Open, Breçani renditi disa nga arsyet që e bëjnë atë të  dyshojë se autori nuk është profesionit.

“Mendoj që nuk është një vrasës me pagesë. Një vrasës e pagesë nuk shkon me një armë me 7 fishekë. Sot ka plot armë të mira. Një vrasës nuk shkon kurrë në shtëpinë e tjetrit kur e din se është i ruajtur. Besoj ka një moshë relativisht të madhe sepse besoj një djalë i ri kthimet i ka më të shpejta. Për mendimin tim mund të jetë tek të 40-45 vjeç.

Jo profesionist dhe ka qëlluar me një mllef të paparë. Ai e ka menduar që edhe mund të vritet. Ardiani ka qenë një njeri me reputacion në zonë. Nga e kaluara e tij ka trashëguar një hasmëri, ka biznes është përfshirë në politikë. Ka qenë momenti kur edhe takimet i ka bërë edhe në lokalin e tij”, tha më tej ai.

 

Të fundit