Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, gazetari: U punësuan të huaj, asnjë shqiptar s’do kishte guxim

Vrasja e Nikulajt, gazetari: U punësuan të huaj, asnjë shqiptar

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se atentati ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ishte i mirë-organizuar.

I ftuar në ‘News 24’, ai shtoi se janë marrë shtetas të huaj për shkak se asnjë shqiptar nuk do kishte guxim për të ekzekutuar biznesmenin Nikulaj.

“Ishte e organizuar, absolutisht jo amatore. Fakti që policia e zbërtheu shpejt ngjarjen, nuk do të thotë se ishin amatorë. Jam kritik i policisë, por kjo ishte një punë e jashtëzakonshme. Po pres 5 majin, të shohim si i kanë gjetur provat dhe si i kanë dërguar në Britani.

Vetëm shtetasi shqiptar ka një procedurë ndryshe pasi ka motiv gjakmarrje dhe gjykata nuk të ekstradon. Anglia nuk ka pranuar të sjellë këtu personat që janë në konflikt me viktimën e sotëm.

Askush në Shqipëri nuk do donte të futej në gjakmarrje me Nikulajt, për këtë arsye iu drejtuan atyre që njihnin në Britani. Askush në të kundërt nuk e do e bënte në Shqipëri, as në organizata kriminale këtu. Ka një peshë të madhe në zonë dhe resurse politike dhe ekonomike. Ndaj ishte i detyruar të merrte anglezët”, tha Bregu.

 

 

Të fundit