Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin

Vrasja e Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin

Portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në Gjykatën e Lezhës.

Nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte (10 prill), ku pasi dëgjoi palët gjyqtari Lurim Bulica rrëzoi kërkesën e portugezit dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg.

Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzen “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që e ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen.

Të fundit