Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, Londra pranon të ekstradojë tre britanikët dhe Edmond Haxhinë

Vrasja e Nikulajt, Londra  pranon të ekstradojë tre britanikët

Londra do ekstradojë tre britanikët dhe Edmond Haxhinë, të përfshirët si organizator dhe vëzhgues në vrasje  e Ardian Nikulajt në 19 Prill 2023 në Shëngjin.

Nga gjykata City of Westminster Magistrate Court Arben Manaj korrespondent i Top Channel në Londër, raporton se pak minuta më parë gjyqtari Daniel Sternberg, e gjeti të bazuar në aktin britanik të ekstradimit,  kërkesën e shtetit shqiptarë.

Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

 

Të fundit