Flash News

E-TJERA

Vrasja e nxënësit të shkollës “Fan Noli”/ Viktima dhe i plagosuri ishin futbollistë të Dinamos U15, dëshmitari: “I pash me gj*k

Vrasja e nxënësit të shkollës “Fan Noli”/

Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, kur një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Viktima, i identifikuar me inicialet M.C., u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në spital. Një tjetër 14-vjeçar, L.M., mbeti i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Një nxënës i shkollës “Fan Noli”, i klasës së shtatë, ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka treguar për Top Channel momentin e tmerrshëm. Ai tha se, pasi mbaroi shkollën dhe po shkonte për në shtëpi, pa disa të rinj të mbuluar me gjak dhe u largua menjëherë nga vendngjarja. Ai tha se nuk i njihte të miturit që u përfshinë në sherr dhe se nuk kishte mundësi t’i njihte ata në fytyrë.

Ngjarja ndodhi vetëm 150 metra larg shkollës “Fan Noli”, pas përfundimit të mësimit. Viktima dhe i plagosuri ishin pjesë e skuadrës U15 të Dinamos, dhe kishin luajtur një ndeshje një ditë më parë përballë Besës së Kavajës.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vijojnë, ndërkohë që opinioni publik është tronditur nga ky akt dhune mes adoleshentëve.

Të fundit