Flash News

E-TJERA

Vrasja e Petrit Vuksanit, arrestohet pas 21 orësh kërkim autori

Vrasja e Petrit Vuksanit, arrestohet pas 21 orësh kërkim autori

Është arrestuar pas 21 orësh i shpallur në kërkim, është arrestuar autori i vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër.

Vuksani u ekzekutua teksa ndodhej në shtëpi. 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë.

Lekë Vuksani banonte me qira në shtëpinë e viktimës, ndërsa vrasja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre për shkak të pagesës së qirasë.

Lekë Vuksani qëlloi për vdekje me automatik 51-vjeçarin.

Mësohet se Petrit Vuksani i ka kërkuar Lekës të lirojë banesën, ndërsa Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin nisur një muaj më parë, kohë kur Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia.

Të fundit