Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli lë në burg Paplekajn, lirohen 10 të akuzuarit e tjerë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli lë në burg Paplekajn, lirohen 10

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndërkohë ka lënë në gjendje të lirë 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen.

Personat që do të hetohen në gjendje të lirë janë: Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, Eldjo Beko.

Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij. Në seancën e kaluar ai është shprehur i tronditur për ngjarjen, duke u shfaqur i shqetësuar edhe gjendjen në të cilën ndodhej familja e tij.

Vrasja e Xhuvanit ndodhi më 21 prill në Elbasan dhe shkaktoi një debat të gjerë në opinion publik, duke qenë se ishte pak ditë para zgjedhjeve.

Të fundit