Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Arrestohen dy zv.drejtorë polici, pezullohen 6 efektivë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Arrestohen dy zv.drejtorë polici,

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan dhe Korçë ka ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit tetë masa sigurie për punonjës policie të cilët kanë qenë në ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas AMP, janë pezulluar nga detyra 6 policë ndërkohë që për dy zv.drejtorë policie në Elbasan dhe Berat janë caktuar masat e sigurusë ‘arrest shtëpie’.

"Elbasan - Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

- A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

- D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm", thuhet në njoftim. 

Si ndodhi vrasja e Xhuvanit?

Mjeku Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë gjatë një përplasje për shkaqe politike, ndërsa katër persona mbetën të plagosur mes tyre një punonjës policie.

Pas një viti ekspertët po përpiqen të rihetojnë ngjarjen e cila tronditi Elbasanin pak ditë para zgjedhjeve Parlamentare. 

Ngjarja ndodhi në lagjen 5 maji në Elbasan në 21 prill ndërsa menjëherë pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici Arber Papleka shoqërues i drejtuesit politik të PD për Elbasanin Gazmend Bardhi.

Papleka ish efektiv i Reneas ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojten e votës.

Ne atë kohë Bardhi deklaroi se në makinën ku ndodhej Xhuvani u gjetën karta identiteti dhe para të cilat sipas tij do të përdoreshin për blerje votash.

Të fundit