Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria rikthehet në vendin e ngjarjes, rindërton skemën e krimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria rikthehet në vendin e ngjarjes,

Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin e ngjarjes ku u vra më 25 Prill 2021, Pjerin Xhuvani mbështetës i Partisë Socialiste në zgjedhje.

Mësohet se prokurorët janë rikthyer për të rindërtuar skemën e krimit ku përveç vrasjes së Xhuvanit, mbetën të plagosur edhe katër të tjerë.

Ngjarja ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku Arbër Paplekaj shoqëruesi i i kreut të listës së PD në Elbasan Gazment Bardhi,qëlloi me armë zjarri Pjerin Xhuvanin. Të plagosur mbetën edhe Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua para uniformave blu duke pohuar se e kreu për vetëmbrojtje, pasi sipas tij ishte qëlluar më parë nga persona që po blinin votat.

Të fundit