Flash News

E-TJERA

Vrasja e Progës/ Denis Meçe ofroi garanci pasurore 1 milionë lekë për t’i shpëtuar burgut

Vrasja e Progës/ Denis Meçe ofroi garanci pasurore 1 milionë

Denis Meçe, i akuzuar si autor i vrasjes së Egli Progës në Pogradec, ka ofruar garanci pasurore për të shmangur burgun.

Konkretisht, avokati mbrojtës i Meçes i ka kërkuar gjykatës së Korçës masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose garanci pasurore me vlerën 1.000.000 lekë, vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës qe nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.

Gjykata e Korçës i caktoi Meçes masën e sigurisë “arrest me burg”.

Akuza e ngritur ndaj tij “vrasje nga pakujdesia” ka shkaktuar debat dhe ka sjellë përplasje mes tre institucioneve, Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës, si edhe Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, ata kanë referuar akuzën “vrasje me dashje”, e cila është ndryshuar më pas nga prokuroria në “vrasje nga pakujdesia”.

Vrasja e Progës/ Denis Meçe ofroi garanci pasurore 1 milionë

Të fundit