Flash News

E-TJERA

“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, OFL i dërgon formularët dy të dënuarve

“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Më konkretisht OFL i ka dërguar formularët:

Përparim Muhameti, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Barjam Boci, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit