Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ramazan Matajt, gjykata e Shkodrës lë në burg vëllezërit Hasaj

Vrasja e Ramazan Matajt, gjykata e Shkodrës lë në burg

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për autorin e dyshuar të vrasjes së Ramazan Mataj në fshatin Dragoç, Arjon Hasaj dhe vëllain i tij Klisman Hasaj.

Ngjara ndodhi më 5 janar, kur Mataj u gjet i ekzekutuar brenda mjetit të tij.

Shkak për ngjarjen sipas dëshmisë së tyre është bërë lidhja e Matajt me motrën e tyre. Sipas Arjon Hasajt, viktima kishte një lidhje prej 6 vitesh me motrën e tyre dhe se kishte ndikuar në prishjen e 2 martesave të saj.

Hasaj ka deklaruar se Mataj e shantazhonte me video intime.

Të fundit