Flash News

E-TJERA

Vrasja e Rashës, ish-drejtori i policisë: Ka patur një sherr mes tyre, i riu nuk sulmoi dhe u qëllua në shpatull nga efektivi

Vrasja e Rashës, ish-drejtori i policisë: Ka patur një sherr mes
Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha

Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha deklaron se ka patur informacion se mes të riut Klodian Rashës dhe policit ka patur fillimisht një sherr verbal mes tyre mbrëmë në rrugën ‘Dritan Hoxha’ para se efektivi ta qëllojë për vdekje 25-vjeçarin.

Hoxha thotë në ‘open’ se i riu nuk ka sulmuar, nisur nga fakti se ka marrë një plagë në shpatull.  

“Fillimisht duhet të kemi një sulm që të ketë një mbrojtje. Por nuk rezulton që viktima të ketë zhvilluar një sulm. Veprimet e mëtejshme do të konkludojnë nga pakujdesia pa në formën e  vrasjes me dashje indirekte. Po të shikoni predhën e ka marrë në shpatull jo në gjoks. Nuk e ka pasur përball që mund ta rrezikonte.

Një polici nuk mund të ndjej një person në errësirë. Se nuk kishte informacion që po kryhej një vepër e rëndë dhe duhej të përdorur arma.

Një grua pretendon se ka pasur një sherr verbal. Edhe unë kam këtë informacion. Kjo mund të ketë kaluar me eufori tek polici dhe t’mund të ketë shkuar aty. Por sulmi mungon dhe s’ka mbrojtje të nevojshme dhe s’ka kalim të kësaj mbrojtje. Kjo është e gabuar. Për mua është vrasje nga pakujdesia”, tha ish drejtuesi i Policisë.

Të fundit