Flash News

E-TJERA

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Flet nëna e një prej të arrestuarve: Gerald Shehu e ka kërcënuar me armë

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Flet nëna e një prej

Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Eraldo Nevruzit në Dhërmi, ka folur për mediat një ditë pas raportimit të ngjarjes nga policia. 

E ëma e Qoses tregon se ngjarjen e ka marrë vesh nga televizori dhe se djali i saj kishte 5 vjet që punonte në atë hotel. Ajo shprehet se autori i vrasjes ka kërcënuar Danielin me armë, që të veprojë.

Dëgjova nga televizori në mëngjes që ishte bërë një vrasja.Nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjeje shikoja në linjë i bija, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bie dhe nuk më përgjigjet, por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill. Ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar fle nuk ka patur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë.

Është nisur burri me vajzën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur,djali mori rrugët për të punuar.

Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty”, tha ajo. 

Një prej të arrestuarve për vrasjen në Dhërmi është edhe Daniel Qose, i cili së bashku me David Lartin akuzohen se kanë ndihmuar Gerald Shehun për të vrarë Eraldo Nevruzin. Qose së bashku me Lartin ishin punonjës në hotelin ku ndodhi krimi i rëndë.

Të fundit