Flash News

E-TJERA

Vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet se u porosit nga Emiratet e Bashkuara, i arrestuari është mik i Roan Brahimit

Vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet se u porosit nga Emiratet e Bashkuara, i

Eris Mehmetit ka rënë në pranga si i përfshirë në vrasjen e Renato Hoxhajt, roja 58-vjeçar që u ekzekutua pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Mehmeti, me origjinë nga Tropoja, merret me shitje pronash. Ai njihet si mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar një vit më parë në Greqi.

Vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet se u porosit nga Emiratet e Bashkuara, i

Dyshohet se vrasja e Hoxhajt është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Nga hetimet rezulton se Eris Mehmeti i ka dorëzuar një mjet autorit të vrasjes së Hoxhajt, para se të ndodhte krimi. Mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.

Të fundit