Flash News

E-TJERA

Vrasja e Renis Dobrës/ Arrestohen dy prej autorëve, në kërkim dy të tjerë

Vrasja e Renis Dobrës/ Arrestohen dy prej autorëve, në

Policia ka arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra. Një nga të arrestuarit është Petrit Çakrri, i njohur edhe me emrin Petrit “Hoxha”.

Çakrri u arrestua në orët e vona të së martës në afërsi të Tropojës.

I arrestuari tjetër është Fatjon Bushgjoka. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj.

Kontrolle po kryhen në Tropojë për arrestimin e tyre.

Mësohet se Dobra ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.

Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.

Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Cakrri kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij.

Të fundit