Flash News

E-TJERA

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Vendimi i gjykatës vjen pas një procesi të gjatë hetimesh dhe gjyqësor.

Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit.

Emri i tij ishte lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale dhe doli në skenë në tetor të 2018, kur mbeti i plagosur miku i tij Ervis Martinaj.

 

Të fundit