
Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet seanca në GJKKO për Leonard Dukën
Ditën e sotme në GJKKO është mbajtur seanca për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Ndërkohë seanca e sotme ka përfunduar dhe është shtyrë për më datë 24 tetor. Mësohet se nëna e Malkos ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën.
Në seancë ka qenë i pranishëm edhe autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë. Duka ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërsa është shprehur se prokurori është i njëanshëm.
“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 24-vjeçares.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.
Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. Ish-Polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës) teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi, janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.
Të fundit



Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në
5 Maj 2025, 11:37

Zhduket i riu në Tiranë
5 Maj 2025, 11:14


Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
5 Maj 2025, 10:38
Aksident me vdekje në Shkodër
5 Maj 2025, 10:25






Paraqitet në SPAK Sali Berisha
5 Maj 2025, 09:08
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27




Analiza për zgjedhjet e 11 majit: Fushata fasadë me pak esencë
4 Maj 2025, 09:43
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala
4 Maj 2025, 09:13
Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu
4 Maj 2025, 08:54
Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14


