Flash News

E-TJERA

Vrasja e “Sheqerit” në Rinas, kreu i AMP: Kemi bërë kallëzim në Prokurori për rekrutimin e tij

Vrasja e “Sheqerit” në Rinas, kreu i AMP: Kemi bërë

Eduart Merkaj, drejtori i AMP, ka reaguar pas vrasjes së Mustafa Shaljanit, i njohur si “Sheqeri”, në atentatin e Rinasit.

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Merkaj tha se AMP ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për procesin e rekrutimit dhe vijueshmërisë në punë të “Sheqerit”.

“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra. Në Prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijueshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vërejtje të tjera.

Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha Merkaj.

 

Të fundit