Flash News

E-TJERA

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në qeli Albert Zaja

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në qeli Albert Zaja

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Albert Zajën, të arrestuarin si autor i vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti.

Gjatë seancës gjyqësore, Albert Zaja ka pretenduar se nuk ka qenë ai ekzekutori i Kastratit. 37-vjeçari ka deklaruar se ka frikë nga hasmëritë dhe ka kërkuar që të dërgohet në burgun e Vlorës, por përfundimisht është vendosur që të qëndrojë në burgun e Fierit.

Zaja u arrestua të dielën në Nikël të Fushë Krujës ndërkohë të dyshuar për vrasjen e Kastratit janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim.

Zaja dyshohet si vrarsës me pagesë, ndërsa tre shtetasit e shpallur në kërkim akuzohen si bashkëpunëtorë të tij, ndërkohë që ende nuk dihen se cilët kanë qenë porositësit e atentatit ndaj Kastratit dhe shkaku i ekzekutimit të tij. 

Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ishte në lëvizje me makinë kur u qëllua me breshëri nga një mjet tip "Range Rover". Makina "Range Rover" u gjet e djegur në Mbrostar pas ngjarjes dhe rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Greqi. Atentati ndaj Shkëlzen Kastrati u zbardh falë dëshmisë së një banori të zonës, i cili i ka treguar policisë për një makinë tip Audi me të cilën autorët u larguan pasi dogjën "Range Rover-in".

Hetuesit besojnë se vrasja ndodhi për shkaqe hakmarrjeje për një seri vrasjesh mes fisit Kastrati dhe atij Binjaku ngjarje që datojnë që nga viti 2008. 

Viktima Shkëlzen Kastrati, 42 vjeç, është vëllai i Klement Kastratit i cili i shpëtoi një atentatit para 5 viteve në Mbrostar të Fierit, në të cilin mbbeti i vrarë kunati i tij  Denis ( Granit) Kasa.  Klement Kastrati po ashtu është akuzuar nga policia përfshirje në trafikun e narkotikëve në vitin 2016.

 

Të fundit