Flash News

E-TJERA

Vrasja e shqiptares në SHBA, flasin fqinjët: Ishte vajzë e mirë shumë

Vrasja e shqiptares në SHBA, flasin fqinjët: Ishte vajzë e

Ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA, ku Suela Saliaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj i ka shokuar edhe banorët e fshatit Ngracan në Mallakaster , ku e ndjera ka kaluar fëmijërinë e saj.

Me lot në sy banorët tregojnë se vajza dhe familja e saj ishin njerëz tepër të nderuar në zonë dhe nuk e mendonin kurrë se martesa e saj do të kishte një fund të tillë tragjik.

Një nga banoret e fshatit tregon se e ndjera Suela Saliaj ishte rritur me vajzat e saj dhe ata mbanin e  ruanin akoma kontakte në rrjetet sociale.

Ajo tha se kishin një vit ose dy që ishin ndarë, ndërsa hedh dyshime se shkak mund të jetë bërë kujdestaria e vajzës.

“Jemi ndjerë shumë keq, kam qarë. Vajza ka hedhur dhe foto në Instagram, aty e pashë. Për t’u siguruar mora një shoqen time, sepse nuk e besoja. Kur ka qenë e vogël, luante me vajzat e mia. Janë shoqe dhe sot. Vajza më tha se ishte nja një vit dy kishte hequr fotot që kishte me burrin.

Vetëm e dinte që punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë, kishte marrë vlerësime të mëdha. Ishte vajzë e mirë shumë. Ai  si duket ka dashur të marrë vajzën, nuk e di, puna e tij”, tha zonja.

Nërsa në  Ngracan banesa e familjes Saliaj është e mbyllur pasi prej vitesh dhe nuk banon askush aty, por banorët i kujtojnë si njerëz të mirë dhe kanë kujtime me ta.

Të fundit