Flash News

E-TJERA

Vrasja e shqiptarit në Ekuador, gazetari jep detaje: Njihej si “Pikja”, cili ishte roli i tij në trafikun e drogës

Vrasja e shqiptarit në Ekuador, gazetari jep detaje: Njihej si

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Ergys Dasho në një restorant në Ekuador.

Në emisionin “Open” Qyni thotë se Dasho njihej me pseudonimin Pikja dhe bënte rolin e koordinatorit në Ekuador, ndërsa ishte mik i ngushtë i Eldi Dizdarit.

Të gjithë vrasjet që janë kryer në Ekuador janë pa autor. Nuk ka një ngjarje që të ketë autor. Çdo viktimë që regjistrohet atje është i pazbardhur. Këto janë raste déjà vu. Ky rasti i lules është i ngjashëm me një rast në Itali kur kanë shkuar me buqetë me lule në spital. Pra përsëriten në mënyrë të përsosur dhe precize.

Ergys Dasho njihet me pseudonimin “Pikja”, bënte një jetë mes Durrësit dhe Tiranës. Ngjarja padyshim është shumë e rëndë, personazhi ka lidhje me persona me shumë influencë në trafikun e lëndëve narkotike. Nuk është ushtar por koordinator, pra qëndron në atë shtet për të koordinuar direktivat e bosëve të tij nga Dubai ose nga vendi ynë”, u shpreh gazetari.

 

Të fundit