Flash News

E-TJERA

Vrasja e shqiptarit në Islandë, policia drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes

Vrasja e shqiptarit në Islandë, policia drejt zbardhjes së
Armando Beqiri

Më shumë se një javë pas vrasjes së shqiptarit Armando Beqirit në Islandë, policia bënë me dije se është pranë zbardhjes së plotë të ngjarjes. Mediat vendase raportojnë se janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje, të cilët kanë sekuestruar disa të dhëna kompjuterike dhe telefona celularë që mund të japin një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur.

Për këtë vrasje në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot. Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon prova.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson tha në një deklaratë se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.

Lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar. Ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.

Të fundit