Flash News

E-TJERA

Vrasja e Sulo Halilit në Greqi, i ati: Ditën e ngjarjes ishte me një shok, telefonoi nusja…

Vrasja e Sulo Halilit në Greqi, i ati: Ditën e ngjarjes ishte me

Babai i Sulo Halilit, 27-vjeçarit shqiptar i cili u qëllua me armë zjarri dhe u dogj brenda makinës në Greqi ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” ai ka rrëfyer se i biri ishte i martuar para 4 vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai thotë se martesa e tij ishte pak problematike, dhe se ditën e fundit ai kishte qënë në shoqërinë e një shoku.

Ai thotë se ka qënë nusja e 27-vjeçarit që e ka telefonuar për ngjarjen, ndërsa shton se trupi i 27-vjeçarit është identifikuar nga ADN-ja.

“Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd. Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni. Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur. Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai.

Sipas raportit mjeko-ligjor, Sulo Halili u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik.

Të fundit