Flash News

E-TJERA

Vrasja në Prizren pas sherrit për faturën, flet xhaxhai i të riut nga Kukësi: U qëllua nga pas brenda në makinë

Vrasja në Prizren pas sherrit për faturën, flet xhaxhai i të

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi, i cili u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë.

Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu ka treguar se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i plagosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

Të fundit