Flash News

E-TJERA

Vrasja e të riut nga Kukësi në Prizren, ‘Kobra’ dhe 5 autorët e tjerë të dyshuar lihen në burg nga gjykata

Vrasja e të riut nga Kukësi në Prizren, ‘Kobra’ dhe 5

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra” dhe pesë autorët e tjerë të dyshuar lidhur me vrasjen e 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren dy ditë më parë.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

Ndërsa, “A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit  të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Ai është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. 

 

Të fundit