Flash News

E-TJERA

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Arrestohen dy të tjerë, ranë dakord të kryenin vrasjen, por njëri prej tyre u infektua me Covid

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Arrestohen dy të tjerë,

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e vëllzervë Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës, teksa vijojnë hetimet për këtë krim. Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dy shtetasit e arrestuar janë personat që kanë studiuar vendin ku do kryhej vrasja dhe kanë rënë dakord për të marrë pagesën për të kryer vrasjen. Por Enver Divën e ka zënë COVID dhe kështu është shkatërruar plani i bërë për vrasjen e organizuar.

Për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia janë arrestuar më parë dhe 22-vjeçari Klevis Alla si dhe Altin Ndoci të akuzuar si autorë të vrasjes së dy vëllezërve.

Klevis Alla, në cilësinë e bashkëpunëtorit të prokurorisë dhe policisë, ka treguar se së bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Altin Ndocin, kanë ekzekutuar me armë zjarri, vëllezërit Haxhia në Durrës në prill të vitit të kaluar. Alla, veç tregimit të vendit ku ishin fshehur armët, ka treguar dhe pozicionin dhe veprimet kriminale që kishin kryer të gjithë pjesëmarrësit.

Talo Çela dhe Nurdein Dumani vazhdojnë ende të jenë në kërkim.  Në rrëfimin e tij, Klevis Alla, tregon se shkak i motivit të vrasjes beson se është bërë një shumë parash, që Talo Çela e kishte vjedhur në grabitjen e famshme të Rinasit. Kjo sasi lekësh e papërcaktuar nga dëshmitari Alla, ishte lënë për ruajtje nga Talo Çela në servisin e dy vëllezërve Haxhia, por më pas sasia e lekëve ishte zhdukur.

Të fundit