Flash News

E-TJERA

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmon i penduari i drejtësisë: I ekzekutoi Nuredin Dumani

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmon i penduari i

Nuredin Dumani është rikthyer sërish në skenë. I penduari i drejtësisë akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në vitin 2020.

Klevis Alla, i penduari i drejtësisë, ka dëshmuar para GJKKO-së ku ka thënë se qitësi në vrasjen e dy vëllezërve, ishte Nuredin Dumani. Ai ka treguar se Dumani i shoqëruar nga një person tjetër, kanë qëlluar nga një mjet.

“Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shumë, ka ardhur tek tregu i ShënVlashit. Asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin. Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”, është shprehur ai.

Alla ka treguar se Dumani e ka braktisur mjetin tip “Benz” disa metra poshtë varrezave ku ka hedhur edhe armën e krimit.

“Kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë, pasi në zonë po lëvizin disa polic”, tha Alla.

Dëshmitë e Klevis Allës kanë qenë kontradiktore, pasi me herët ai ka thënë se qitës dhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia, ishte Talo Çela person i shpallur në kërkim.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta.

Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”, ka thënë Alla në një dëshmi.

Të fundit