Flash News

E-TJERA

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ SPAK kalon për gjykim 4 nga të pandehurit, pezullon me 1 vit hetimet për Talo Çelën

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ SPAK kalon për gjykim 4 nga të

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Altin Ndocin, Klevis Allën, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ndërsa për Talo Çelën që njihet si "koka" e grupit dhe për Nuredin Dumanin ka vendosur pezullim të hetimeve me një vit, pasi nuk janë kapur ende. SPAK i ka kërkuar policisë që t'i gjejë se ku fshihen.

Të gjithë personat e mësipërm akuzohen për dy vrasje të bujshme në Durrës, të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe të të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.

Vrasjet kanë ndodhur brenda një harku të shkurtër kohor. Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill 2020 brenda makinës së tyre te parku i tregut të makinave në Durrës.

Ndërsa më 2 mars, vetëm një kilometër larg zonës ku u vranë vëllezërit, u ekzekutuan dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Të fundit