Flash News

E-TJERA

Vrasja e Visart Cengut në Prizren, arrestohet një tjetër person i dyshuar

Vrasja e Visart Cengut në Prizren, arrestohet një tjetër person i

Vihet në pranga një tjetër person i dyshuar lidhur me vrasjen e Visart Cengut në Prizren në 3 janar.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për mediat , por nuk ka dhënë detaje mbi personin e dyshuar të përfshirë në ngjarjen.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja e 31-vjeçarit Visart Cengu ndodhi në orët e para të mëngjesit më 3 janar. I shoqëruar nga një person tjetër, ata shkuan në lokalin “Kobra City” për të pirë. Sipas raportimeve, dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fatura e lokalit. Pasi u konfliktuan në lokal me Dibran Hoxhajn, të rinjtë u drejtuan tek makina e tyre.

Në këtë moment, Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”, qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur 27-vjeçarin Admir Shala. Pas ngjarjes, policia arrestoi Dibran Hoxhajn si dhe disa persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Po ashtu, policia e Kosovës ka bastisur lokalin “Kobra City” ku ndodhi ngjarja si dhe banesën e një prej personave të përfshirë në konfliktin ku u humi jetën i riu. 

Sipas mediave kosovare, në lokalin “Kobra City” janë gjetur disa materiale, të cilat nuk përcaktohen, që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi. Ndërsa në banesën e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

 

Të fundit