Flash News

E-TJERA

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një tokë në Shqipëri

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak për ngjarjen dyshohet

Valdimir Topjana u ekzekutua mbrëmjen e së dielës me armë zjarri në Itali. Autori i vrasjes është Roger Shota, 34 vjeç. Ai ishte në automjet me babain e tij Pren Shota.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një çështje që lidhet me pronësinë e një toke në Shqipëri.

Vrasja ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Fillimisht, ata u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti degradoi në vrasje me armë zjarri.

Topjana ndodhej në një lokal me djalin e tij dhe disa të afërm ku po ndiqnin një ndeshje futbolli. Teksa vitkima po bisedonte me një të afërm raportohet se aty afër ka mbërritur një mjet tip Audi nga ka zbritur autori.

Të fundit