Flash News

E-TJERA

Vrasja e Xhemal Metës, policia zbardh krimin: Autori e goditi me çekiç dhe i vodhi 2 milionë lekë

Vrasja e Xhemal Metës, policia zbardh krimin: Autori e goditi me

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar dy ditë më parë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se viktima kishte shenja dhune në kokë, të shkaktuara nga një çekiç.

Autori i dyshuar i krimit është 64-vjeçari Isuf Hasa, fqinj i viktimës, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar Meta me çekiç në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Hasa ka vjedhur lekët e viktimës dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë hetimeve, policia ka gjetur një çekiç në banesën e vajzës së autorit, i cili dyshohet të jetë përdorur në krim, si dhe një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra, të dyshuara se janë grabitur nga viktima.

Isuf Hasa është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim”. Viktima, Xhemal Meta, jetonte i vetëm dhe kishte disa bagëti dhe pula, me të cilat merrej çdo ditë. Familjarët e tij kanë konfirmuar se ai mbante gjithmonë lekë me vete. Pasi u gjet pa shenja jete, u dyshua për një grabitje, çka u konfirmua pas zbardhjes së ngjarjes.

Të fundit