Flash News

E-TJERA

Vrasja e Xhulio Prelës/ Gjykata lë në burg Sherrnikun, avokati: Ka qenë duke festuar ditëlindjen

Vrasja e Xhulio Prelës/ Gjykata lë në burg Sherrnikun, avokati:

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikollë Sherrnikun, autorin e dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela.  

Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova dhe se i mbrojturi i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Dyzeni u shpreh se natën e ngjarjes Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen me familjarët e tij.

 “Me çfarë u njohëm gjykata ka marrë një vendim të gabuar për të mbrojturin prej meje. Vërtet është një jetë e humbur por i mbrojturi prej meje është i pafajshëm, nuk ka asnjë lloj lidhje. Natën kur ka ndodhur ngjarja i mbrojturi prej meje ka qenë duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij. Eshtë e provueshme edhe nga familjarët e tij. Pretendimet e organit të akuzës mendohet se një automjet që pretendohet se është e të mbrojtur prej meje ka kaluar ë orën e ngjarjes, ne deklarojmë se i mbrojturi prej meje është i pafajshëm. Aktualisht është në aludime. Automjeti në fjalë nuk është në pronësi të të mbrojturit prej meje, por të një personi që ka vdekur për shkak të Covid”, tha Dyzeni.

Të fundit